Edhe sot ka vdekur një person gjatë kohës kur po pushonte në plazhin e vjetër të Vlorës.
Siç raporton topchannel, 60-vjeçi humbi jetën nga infarkti.
“Ai ka humbur jetën sapo ka rënë në kontakt me ujin. Dyshohet se shkaku i vdekjes është infarkti”, raportojnë mediat në Shqipëri.
Në plazhin e Vlorës gjatë kësaj jave kanë humbur jetën edhe dy pushues tjerë.