Telegrafi

Edhe një tjetër këngëtare po i kalon pushimet në Greqi? (Foto)

Mesa duket Greqia ka qenë këtë vit një nga destinacionet më të preferuara të artistëve tanë, për t’i kaluar pushimet.

Dafina Zeqiri, Xhensila Myrtezai, Bes Kallaku, Ami dhe Ermal Mamaqi, Blendi Fevziu, janë vetëm disa nga emrat që kanë vendosur ti kalojnë pushimet në shtetin grek.

E së fundmi edhe këngëtarja Edona Llalloshi ka treguar se ndodhet në Selanik të Greqisë. Ajo ka realizuar një fotografi bashkë me motrën e saj, ku shihen në një nga sheshet me çadra të Selanikut.

Këngëtarja ka bërë të ditur se në stinën e vjeshtës, do të rikthehet me një projekt të ri muzikor./Telegrafi/