Telegrafi

Një tërmet tjetër godet Zelandën e Re

Një tërmet me madhësi 7.4 tronditi Zelandën e Re, njoftoi Aleanca Sizmologjike e SHBA-së dhe u dha një paralajmërim për tsunami.

Valët e tsunamit mund të formohen 270 kilometra nga epiqendra e tërmetit, njoftoi Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit në Paqësor.

Lexo po ashtu Një tërmet i fuqishëm godet Zelandën e Re, frikë nga një tsunami

Mediat raportojnë se epiqendra e tërmetit është në verilindje të Zelandës së Re (në lindje të Auckland.

Autoritetet e vendit ishullor paralajmëruan qytetarët që jetojnë pranë bregdetit të ngjiten në kodrat afër sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndryshe, Zelanda gjatë paradites ishte goditur edhe nga një tërmet i fuqishëm 7.3 shkallësh të Rihterit. /Telegrafi/