Site icon Telegrafi

Edhe një tërmet i fuqishëm goditi Kroacinë

Një tërmet i ri i fortë u ndie në sonte në zonën e Kroacisë qendrore. Zgjati rreth dhjetë sekonda.

EMSC së pari raportoi se ishte me madhësi 5.3 të shkallës së Rihterit, por më pas njoftoi se madhësia ishte 5.0.

Sipas të dhënave të para, epiqendra ishte rreth 45 kilometra në juglindje të Zagrebit, në zonën e Petrinjës.

Tërmeti, i cili u regjistrua afër Petrinjës, u ndje gjithashtu në Qarkun Karlovacit, raporton index.hr.

Shkalla e dëmit nuk dihet ende, por të gjithë zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes.

Kujtojmë se ditë më parë një tërmet i fuqishëm goditi shtetin kroat, ku kishte shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version