Një tërmet me fuqi prej 6.9 shkallë të Rihterit ka goditur pak momente më parë Greqinë.
Epiqendra e tërmetit që goditi shtetin grek ishte rreth 180 kilometra larg qytetit Tyrnavos, raporton reuters.
E dridhjet e tokës janë ndier edhe në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, deri më tani nuk raportohet për të lënduar, viktima apo dëmet materiale.
Mediat greke raportojnë se ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/