Telegrafi

Edhe një tablet i ri në treg

Për një kohë të gjatë ne nuk kemi dëgjuar rreth planeve të Notion Ink për lansimin e tabletit, ndërsa tanimë modeli Adam është risi e këndshme për tregun dhe përdoruesit e këtij lloji të kompjuterit mobil, i cili gjithnjë e më shumë po përvetësohet nga njerëzit.

Modeli i tabletit nga Notion Ink përfshin karakteristika interesante, duke përfshirë ndërfaqen 10.2 WSVGA me rezolucion prej 1024 x 600 pikselëve, 1GB RAM dhe procesorin NVIDIA Tegra 2.

 Tableti Adam përmban edhe kamerën me 3.2 mega-piksel dhe auto-fokus të integruar, lidhjet WiFi, 3G dhe Bluetoot, plus dy daljet USB 2.0, si dhe daljet tjera për microSD, miniUSB dhe HDMI.

Do të jetë interesante të shihet lista e funksioneve finale e këtij tableti, si dhe çmimin përfundimtar me të cilin do të ofrohet në treg. / Telegrafi /