Telegrafi

Edhe një sulm nga qentë endacak në Shkup, një zonjë kafshohet në shpinë

Vazhdojnë ankesat e qytetarëve të Bashkisë së Shkupit për sulme nga qentë endacak, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu, XH.B (37) ka raportuar në SPB të Shkupit se ështësulmuar nga katër qen endacak, njëri nga të cilët e ka kafshuar në pjesën e shpinës.

Pasi që zonja është rrëzuar në tokë, qentë e kanë tërhequr zvarrë, por disa kalimtarë të rastit kanë arritur që të ndalojnë më të keqen./Telegrafi/