Telegrafi

Edhe një subjekt i ri në Kosovë – Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Sot në Prishtinë, është zyrtarizuar Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar, Organizatorët shpalosen programin politik, ku njëkohësisht u përurua edhe libri “Platforma për Shqipëri të Bashkuar” , libër ky i cili parasheh bashkimin e trojeve shqiptare.

Ideatori i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar njëkohësisht autori i librit, Tahir Veliu, tha se”jemi një komb dhe duhet të kemi një qeveri, një shtet dhe një gjuhë”.

Historiani, Hakif Bajrami tha se mos prezenca e politikanëve as nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia në këtë ceremoni, tregon se nuk jemi të gatshëm për Bashkim kombëtar. Ndërsa, Frashër Racaj, konsulent i autorit , tha se “platforma për Shqipëri të Bashkuar” parasheh bashkimin e trojeve shqiptare në modelin klasik dhe mohon fuqishëm idenë e bashkimit ose integrimit të shqiptarëve në Bashkimin Evropian.

Ngjarja ka vazhduar me zgjedhjen e kryetarit dhe Këshillit Nismëtar të LSHB-së, në krye të së cilës u emërua ideatori i saj, Tahir Veliu. /KP/