64 qytetarë të lagjes Matiçani, të cilët kurrë më parë nuk kanë qenë as pjesë e AAK-së e as votues të saj, sot krijuan nëndegën e AAK-së për këtë pjesë të Prishtinës.
Me këtë rast u zgjodh kryesia e nëndegës, me kryetar Shukri Bekteshin.
Në takim ka marrë pjesë edhe anëtari i kryesisë qendrore të AAK-së, Fatmir Humolli, shefi i asamblistëve të AAK-së në Kuvendin komunal, Brahim Mehmetaj, si dhe Avni Arifi – kryetar dege i AAK-së për Prishtinë.
Në Prishtinë po shtohen aderimet në këtë subjekt. Kështu, nga janari 2016 e deri tash, janë mbajtur tetë kuvende të reja me 470 anëtarë të rinj. /Telegrafi/