Site icon Telegrafi

Edhe një slloven te Interi

Interi ia ka pa hairin një lojtari slloven dhe ai është portieri Samir Handanovic.

Kështu skuadra zi kaltër nga Milano po mendon të transferojë edhe një futbollist nga Sllovenia.

Mesfushori ofensivë, Kevin Kampl është dëshira e ‘Neroazzurëve’, për afatin kalimtar të verës.

Ylli i Bayer Leverkusen mund t’i bashkohet skuadrës së Roberto Mancinit për një shumë prej 10 milionë euro.

Por për ta transferuar Kampl në ‘San Siro’, Inter duhet ta mposhtë konkurrencën e Lazios dhe Napolit për 25-vjeçarin. /Telegrafi/

Exit mobile version