Milot Rashica po i kalon ditët e fundit si futbollist i Werder Bremenit.
Pas rënies nga elita e futbollit gjerman të skuadrës së tij, Rashica pritet të largohet gjatë afatit kalimtar veror.
RB Leipzig, Bayer Leverkusen e Hertha Berlin e duan kosovarin në Bundesliga, derisa Aston Villa po këmbëngul për transferimin e tij në Ligën Premier.
Por së fundmi në garë për t’i siguruar shërbimet e vushtrriasit është futur edhe Borussia Moenchegladbach.
Klubi gjerman pritet të mbetet pa dyshen e anësorëve të sulmit Marcus Thuram dhe Jonas Hoffman dhe Rashica shihet si zëvendësuesi adekuat.
Sipas mediave gjermane Gladbach është gati t’i paguajë 15 milionët te Werderi për transferimin e Milotit në Borussia-Park.
24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 24 ndeshje në Bundesliga ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë pesë asistime. /Telegrafi/