Admir Mehmedi është duke i kaluar ditët e fundit në Bayer Leverkusen.
Sulmuesi shqiptar me pasaportë zvicerane ka vendosur largimin nga skuadra e njohur gjermane.
Së fundmi në garë për Mehmedin është futur edhe skuadra e madhe italiane, Genoa.
Genoa e kërkon Mehmedin si zëvendësim të Simeones i cili pritet të largohet.
Mediat gjermane kanë raportuar se klubi italiane ka gati rreth gjashtë milionë euro për transferimin e Mehmedit.
Interesim për sulmuesin e Përfaqësueses së Zvicrës ka shprehur edhe Torino në Serie A, Nice në Ligue 1 dhe Wolfsburg në Gjermani. /Telegrafi/