Joe Hart është duke i kaluar ditët e fundit tek Manchester City.
Pep Guardiola nuk e dëshiron në skuadër dhe i ka treguar derën për tu larguar.
Reprezentuesi anglez është ndër më të mirët në botë në rolin e tij dhe tani është duke shqyrtuar ofertat.
Skuadra më e interesuar për të është Everton që po tenton transferimin gjatë këtyre ditëve.
Por së fundmi në garë është futur edhe Sunderland i David Moyes që dëshiron Hartin.
Për ta lënë të lirë të largohet portierin e saj, City po kërkon rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/