Site icon Telegrafi

Edhe një skuadër gjermane pas Manajt

Rey Manaj ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sulmuesi shqiptar i Interit është duke kërkuar një skuadër të re ku kërkon më shumë hapësira.

Pas huazimit tek Pescara dhe Pisa, Manaj tani është kthyer te Interi.

Por ai nuk është bë planet e Luciano Spallettit dhe ka kërkuar huazimin.

Së fundmi në garë për të është futur edhe skuadra gjermane, Union Berlin.

Union kërkon të përforcohet me Manajn pasi synimi i tyre është ngjitja në Bundesliga.

Përveç klubit gjerman, Manaj ka dy oferta edhe nga Serie B.

Parma dhe Carpi janë dy skuadrat që janë interesuar për huazimin e talentit shqiptar por 21-vjeçari kërkohet edhe nga Fortuna Dusseldorf. /Telegrafi/

Exit mobile version