Burim Kukeli nuk do të vazhdoj me Zurichun.
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë është pranë prishjes së kontratës me klubin e njohur zviceran.
Lugano mbetet skuadra më e interesuar për t’i fituar shërbimet e gjakovarit.
Por së fundmi në garë për të është futur edhe një skuadër tjetër nga shteti helvetik.
Sioni është skuadra tjetër që kërkon transferimin e Kukelit pasi beson në aftësitë e shqiptarit.
Është trajneri i Sionit, Paulo Tramezzani që ka kërkuar me ngulm transferimin e shqiptarit në Sion. /Telegrafi/