Nuk është vetëm gjiganti turk Besiktasi që po interesohet për Jahmir Hykën.
Mesfushori shqiptar është vënë në shënjestër edhe të një skuadre tjetër të madhe nga Turqia.
Fjala është për Antalyaspor, skuadra nga bregdeti ku aktivizohet edhe sulmuesi kamerunas Samuel Eto`o.
Sipas “luzernezeitung.ch”, e ardhmja e futbollistit të kombëtares shqiptare me shumë mundësi do të jetë te ekipi i Antalyaspor, skuadër që gjithashtu luan në Super Ligën turke.
Hyka ka kontratë me Luzernin dhe klubi zviceran e vlerëson shumë atë, mirëpo ai mund të largohet nëse paguhet shuma e kërkuar.
Besohet se Luzerni do ta lë të lirë yllin e saj të largohet për një shumë rreth 500 mijë euro. /Telegrafi/