Ezgjan Aliovski është grumbulluar me Kombëtaren e Maqedonisë së fundmi.
Mirëpo sulmuesi shqiptar e ka mendjen tek transferimi i tij i cili pritet të ndodhë gjatë këtij muaji.
Pasi ka shkëlqyer në Superligën e Zvicrës me Luganon, Aliovski është duke u kërkuar nga shumë skuadra të njohura, kryesisht nga Bundesliga.
Së fundmi në garë për të është futur edhe skuadra e madhe gjermane, Stuttgart që këtë vit u rikthye në Bundesliga.
25-vjeçari ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 14 asistime në elitën e futbollit zviceran.
Stuttgart kërkon ta transferojë Aliovskin pasi synimi i ish-kampionëve të Gjermanisë është të zë një vend që do t’i dërgojë në Kupat Evropiane.
Te Lugano janë të sigurt se Aliovski do të largohet, mirëpo krerët e klubit kërkojnë të fitojnë financiarisht nga shitja e tij.
Për ta lënë të lirë anësorin, klubi zviceran kërkon rreth 10 milionë euro.
Kujtojmë që për Aliovskin interesim kanë shprehur edhe Eintracht Frankfurt, Hannover 96, Hertha Berlin dhe Bayer Leverkusen. /Telegrafi/