Site icon Telegrafi

Edhe një skuadër e madhe gjermane futet në garë për Rashicën

Milot Rashica pritet ta zhvilloj edhe një ndeshje me Werder Bremenin para se të largohet nga kjo skuadër.

Sulmuesi kosovar ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të njohura, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

RB Leipzig, Borussia Dortmund e Schalke 04 e duan lojtarin në Bundesliga, derisa Milan e Napoli në Serie A.

Brighton, Southampton, West Ham United, Wolverhampton e Liverpool janë ekipet angleze që kanë shfaqur interesim për yllin kosovar.

Por së fundmi mediat gjermane kanë raportuar se në garë është futur edhe skuadra kryeqytetase Hertha Berlin.

Dy herë kampioni gjerman ka konfirmuar se do të largohen gjashtë lojtarë në fund të sezonit.

Marius Wolf, Marko Grujic, Salomon Kalou, Alexander Esswein, Thomas Kraft dhe Per Ciljan Skjelberg janë lojtarët që do të largohen nga Hertha.

Klubi kryeqytetas synon të ndërtojë një skuadër të fuqishme për edicionin e ri, skuadër që do të synonte daljen në garat evropiane.

Milot Rashica vs Bayer Leverkusen (Foto: Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

Hertha është gati të paguajë 15 milionë euro për Rashicën në rast se Werder bie nga elita e futbollit gjerman, pasi aq është klauzola e largimit të lojtarit.

Nëse Werder që ka pak gjasa të shpëtoj arrin një gjë të tillë, atëherë kryeqytetasit do të duhet të paguajnë më shumë për ta marrë anësorin nga Kosova.

Përveç Rashicës, Hertha synon që për repartin ofensivë t’i ofrojë edhe dy yjet gjermanë Julian Draxler dhe Mario Gotze. /Telegrafi/

Exit mobile version