Site icon Telegrafi

Edhe një skuadër angleze pas Badstuber

Mbrojtësi i Bayern Munich, Holger Badstuber është bërë ndër më të kërkuarit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Shumë skuadra gjermane kërkojnë shërbimet e tij por jo vetëm ato, pasi interesim ka edhe nga Anglia.

Pasi Pep Guardiola tregoi se e ka në planet e tij, së fundmi në garë është futur edhe Swansea që ka angazhuar për trajner ish-ndihmësin e Ancelottit, Paul Clemment.

Koln, Hamburg, Stuttgart dhe Werder Bremen janë skuadrat tjera që e duan lojtarin gjerman.

Bayern nuk dëshiron ta shesë atë por kërkon vetëm huazimin një vjeçar.

Mbetët të shihet gjatë ditëve të ardhshme se ku do ta vazhdoi karrierën gjermani. /Telegrafi/

Exit mobile version