Obsesioni i FIFA-s me orët e shtrenjta çoi në një tjetër episod të shëmtuar gjatë ndarjeve të çmimet në Zurich.
Gjashtë orë të markës Hublot, që vlejnë secila rreth 100 mijë euro, duhet t’i jepeshin fituesve të çmimeve individuale.
Por ato u zhdukën diku midis zyrave të FIFA-s dhe studios televizive në Zurich ku u zhvillua ngjarja.
Përfaqësuesit e Hublos ka sjell orë të tjera për të zëvendësuar në minutën e fundit që t’ua jep fituesve, ku përfshihej edhe Cristiano Ronaldo dhe Claudio Ranieri.
Por ishte qesharake që FIFA kishte vendosur sërish të shpërndante orë pas skandalit që ndodhi në vitin 2014 me delegatët e kongresit që duhet të kthenin orët Parmagiani 20 mijë euro pasi iu dhanë si dhuratë nga Federata Braziliane e Futbollit.
Një zëdhënës i FIFA-s u shpreh “Po hulumtojmë se çfarë ndodhi me orët. Ato u zhdukën diku Mbase ka ardhur koha që FIFA t’i japë fund traditës së dhënieve të orëve, pasi vetëm sa shtohen zërat për korrupsion dhe skandale, sidomos pas vendimit të Botërorit me 48 klube”. /Telegrafi/