Site icon Telegrafi

Edhe një shqiptare në mesin e të lënduarve në atentatin ndaj ambasadorit rus në Turqi

Para disa orësh është vrarë ambasadori rus në Ankara të Turqisë.

Andrei Karlov është vrarë prej policit turk Mevlut Mert Altintas në një ekspozitë të mbajtur në Ankara.

Lexo po ashtu Vritet ambasadori rus në Ankara (Video, +18)

Gjatë sulmit janë lënduar edhe tre persona, ku mesin e tyre është edhe Leyla Gundogan, shqiptarja me nënshtetësi turke si dhe Anastas Zimbirikali dhe Anil Deger injured.

Të tretë janë dërguar në spitalin Guven për trajtime të mëtejme dhe se nuk gjenden në rrezik për jetë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Këto ishin fjalët e atentatorit: Vetëm të vdekur mund të më nxirrni nga këtu (Video, +18)
Exit mobile version