Site icon Telegrafi

Edhe një shqiptar te Arsenali? Deklarata e Wenger

Arsene Wenger ka përgënjeshtruar njoftimet se Arsenali është shumë pranë që ta transferojë mbrojtësin e Valencias, Shkodran Mustafi, mirëpo ka thënë se situata mund të ndryshojë.

Mediat angleze kanë raportuar se Topçinjtë mund të arrijnë marrëveshje me Los Che për 30 milionë euro duke bërë që shqiptari të kalonte në Emirates.

“Nuk kemi arritur marrëveshje me askënd tash për tash. Kjo është përgjigja”.

Lexo po ashtu Arsenali refuzon të paguajë klauzolën e Mustafit, ndërsa kjo është oferta e klubit anglez

“Ju flisni për Mustafin. Qoftë Mustafi apo dikush tjetër, ne nuk kemi mbyllur asgjë për momentin”.

“Tash për tash e kemi Per Mertesackerin jashtë dhe e kemi Laurent Koscielnyn në pushime, plus Gabriel (Paulistan)”.

“Njëri prej tyre do të luajë në fillim të sezonit ose së paku do të jetë në skuadër. Aktualisht po i shikoj të gjithë dhe pastaj do të marr një vendim”, ka deklaruar Wenger. /Telegrafi/

Exit mobile version