Shkolla fillore ‘Aleksandri i Maqedonisë’ në Aerodrom të Shkupit në bashkëpunim me Këshillin e prindërve mori vendim për ndalimin e përdorimit të telefonave celularë gjatë orës mësimore.
Për këtë qëllim, shkolla bleu sirtarë të vogël ku do të lihen telefonat celularë në mënyrë që nxënësit me më shumë kujdes ta ndjekin orën mësimore.
Mësimi pa telefona celularë do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së procesit arsimor.
Nga Komuna e Aerodromit ju bëjnë thirrje edhe shkollat tjera ta praktikojnë këtë praktikë./Telegrafi/