Telegrafi

Edhe një seancë për ”Sopotin”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet edhe një seancë për rastin ”Sopot” ku duhet të dëshmojnë pesë zyrtarë të policisë së shtetit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Seancat për këtë rast u rikthyen nga fillimi, për shkak të ndryshimin e këshillit gjyqësor.

Mbrojtja e të akuzuarve për rastin ”Sopoti” në seancën e kaluar ka kërkuar që të dëshmojnë edhe ish-zyrtarët shtetëror Sasho Mijalkov dhe Gordana Jankulloska, të cilët në ”bombat” e opozitës maqedonase kanë folur për këtë rast.

Ky rast vijon nga viti 2003 ku disa banorë të ”Sopotit” ku dhjetë persona janë të dënuar për terrorizëm. /Telegrafi/