Telegrafi

Edhe një rrugë e re në komunën e Vushtrrisë

Me këtë rast, ministri Limaj është zotuar se edhe këtë rajon do ta transformojnë ashtu si çdo fshat tjetër të Kosovës, me qëllim të krijimit të një jete më të mirë për qytetarët.
“Jemi në zemër të Kosovës, i cili lidhet dy qendrat e mëdha edhe kryeqyteti, edhe qendra komunale e Vushtrrisë në drejtim të Mitrovicës. Ky është një bashkëpunim i ngushtë që ka bërë komuna me ministrinë”, tha ministri Limaj.

Ai ka paralajmëruar realizimin e projekteve të tjera të rëndësishme që lidhen me komunën e Vushtrrisë, të cilat do të rrumbullakojnë krijimin dhe përfundimin e infrastrukturës moderne edhe në fshatrat e kësaj komune.

Në anën tjetër, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, tha se për dy vite sa janë realizuar projekte në këtë komunë është arritur që të ndryshohet plotësisht Vushtrrisë.

“Ne këtë vit por edhe dy vitet e kaluara kemi realizuar shumë projekte me të cilat e kemi ndryshuar këtë në komunën tonë dhe plotësisht pajtohem me ministrin që po thuajse secili fshat në komunën tonë ka qasje me asfalt dhe kjo e bën që me të vërtetë ta ndryshojë jetën e qytetarit tonë, qoftë në qytet, qoftë në fshatra dhe krijon mundësi të reja për një zhvillim ekonomik, për një jetë më të mirë”, theksoi Mulaku. /Telegrafi/