Kompania globale lanson shërbimin për ofrimin e latptopëve për pasagjerët e klasës së biznesit në këto fluturime Linja ajrore që fluturon në shumicën e vendeve të botës vazhdon të zhvilloj zgjidhje të reja për pasagjeret e saj krahas ndalimit elektronik të aplikuar në fluturimet për SHBA-të dhe Britani të Madhe.
Nga 6 maji i 2017 bartësi i flamurit kombëtar ka filluar të ofroj laptop për pasagjerët e klasës së biznesit në fluturimet për në SHBA. E njëjta ka filluar të aplikohet nga data 12 maj 2017 edhe për pasagjerët e klasës së biznesit në fluturimet për ne Britani të Madhe.
Me këtë shërbim të ri pasagjerët do ta kenë mundësinë që me këta laptop, mbi retë të merren me punët personale të tyre, ndërkohë që të njëjtit do të kenë mundësi të përjetojnë Planetin dhe në anën tjetër të zbaviten me sistemin e zbavitjes në fluturimet e Turkish Airlines.
Brenda kontekstit të kësaj praktike të re, pasagjerët të cilët e kanë dorëzuar laptopin e tyre në derë tek stafi i autorizuar i Turkish Airlines, mund të kërkojnë nga ekuipazhi një laptop portativ në mënyrë që të kenë mundësi t’i përcjellin punë e tyre personale apo biznesore gjatë fluturimit.
Laptopët e ofruar, të cilat pasi që të palosen kanë tipare të qenit tabletë me touch-screen, do të ofrohen me një sistem të perfeksionuar të sigurisë e cila do t’i mbroj të dhënat si dhe punët personale të pasagjerëve duke i shlyer ato përfundimisht në mënyre automatike pasi që laptopi të mbyllet plotësisht.
Megjithatë, pasagjerët të cilët dëshirojnë që të marrin një kopje nga punimet e tyre personale, lehtë mund ta bëjnë atë përmes USB-ve.
Sikur se është cekur edhe më lartë, kjo zgjedhje e re do të filloj të aplikohet nga data 12 maj 2017 edhe për pasagjerët e klasës së biznesit në fluturimet për ne Britani të Madhe. /Telegrafi/