Telegrafi

Edhe një “rekord”: Trump është presidenti i parë amerikan që ka luajtur në një video pornografike (Foto)

Donald Trump ka bërë histori në shumë aspekte, ndërsa një prej tyre është se ai është presidenti i vetëm amerikan deri më tani që ka luajtur në një video pornografike.

Miliarderi amerikan ka qenë kryetemë e mediave botërore gjatë javës që shkoi duke qenë se u inaugurua si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Grupe të shumta për të drejtat e femrave kanë dalë rrugëve për të protestuar në lidhje me botëkuptimet kundërthënëse të Trump për femrat, ndërsa e kaluara e tij edhe njëherë i është rikthyer.

Videoja pornografike ku shfaqet presidenti i SHBA-ve

Në vitin 2000, ai ishte shfaqur në filmin pornografik të realizuar nga Playboy. Filmi me titull “Centerfold” flet për dy femra që udhëtojnë nëpër vende të ndryshme në kërkim të bukurisë së mijëvjeçarit.

Lexo po ashtu Këtë KOD duhet ta thotë Trumpi, kur bën seks me Melanian: Po diskutojmë për problemin e Bosnjës!

Pjesë e filmit janë femrat nudo që pozojnë në poza seksuale, vallëzojnë të zhveshura, prekin veten dhe prekin njëra-tjetrën, si edhe lyhen me mjaltë.

Thuhet se Trump ka kërkuar nga partneret e tij që të pozojnë për Playboy

Në skenën ku merr pjesë Trump, ai thotë: “Bukuria është bukuri, le të shohim se çfarë ndodh në New York”.

Për habi, një nga zotimet e presidentit gjatë fushatës parazgjedhore ishte se do ta godasë pornografinë nëse zgjidhet. /Telegrafi/