Barcelona në ndeshjen me Malagan do ta startojë me Paco Alcacerin në vend të Luis Suarezit.
Top shënuesi i La Ligas për sezonin e kaluar do të mungojë në ndeshjen e ardhshme pas kartonit të verdhë të marr ndaj Sevillas.
Alcacer u largua nga Valencia për një shumë të madhe parash, por që nuk ka arritur të jap më të mirën në Nou Camp.
Luis Enrique e ka përdorur sulmuesin vetëm 253 minuta në kampionat dhe Ligë të Kampionëve.
Në fakt vetëm Aleix Vidal, Jordi Masip dhe Jasper Cillessen kanë luajtur më pak se sulmuesi.
Ai është paksa i disfavorizuar pasi treshja Lionel Messi, Neymar dhe Suarez, janë të pazëvendësueshëm. /Telegrafi/