Site icon Telegrafi

Edhe një rast me “Listë të zezë” në një shkollë fillore në Shkup

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, një 12 vjeçar nga shkolla fillore “Kirili dhe Metodi” në Shkup ka bërë listë të nxënësve.

“Sot në stacionin policor në Qendër në praninë e ekipit të Qendrës për Punë Sociale dhe prindërit e tyre, është bërë bisedë me 12 vjeçarin në shkollën fillore në Qendër”, thonë nga policia

Lexo po ashtu Një nxënëse në Shkup ka përgatitur listë me kërcënime për nxënësit tjerë, rasti paraqitet në polici

Ata shtojnë se raportimi është marrë pasi që 12 vjeçari pas bisedës për ngjarjet në Serbi ka nisur të përpilojë emra të nxënësve.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori Publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Exit mobile version