Edhe një rast pozitiv u konfirmuar sonte, duke çuar në 31 numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë.
Siç njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), rasti pozitiv është me vendbanim nga fshati Senik – Malishevë, i gjinisë mashkull me moshë 31 vjeçare.
“Sot më 21.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 150 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre është pozitiv.
Rasti pozitiv është me vendbanim nga fshati Senik- Malishevë, i gjinisë mashkull me moshë 31 vjeçare.
Nga data 08.02.2020 deri me 21.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e një (31) raste kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftim.