Site icon Telegrafi

Edhe një rast i ngjashëm me atë të Tamara Dimovskës

Pjesmarrës në këtë protestë ka qenë edhe 11 vjeçarja Anita, vajza e qytetarit Sadulla Saliu, e cila ka të njejtin problem që e ka patur edhe Tamara Dimovska.

Me t’u marrë vesht ky rast, FSSH e ka kontaktuar prindin e Anitës, me ç’rast ka vërtetuar se nuk ka mendim konsultativ nga ndonjë klinikë e duhur shëndetësore në Maqedoni dhe nuk është dorëzuar asnjë kërkesë për shërim të mëtutjeshëm jashtë vendit, dhe për këtë arsye është caktuar termin kontrollues në Klinikën universitare për ortopedi, këtë të premte.

Ndërkaq, Sadulla Saliu ka deklaruar se dy herë ka bërë kërkesë për shërimin e vajzës së tij, por është refuzuar me arsyetimin se anomalia e vajzës ishte e lindur. /Telegrafi/

Poashtu lexo: Protestë para Prokurorisë: Edhe Todorovi i përfshirë në vdekjen e Tamarës

Exit mobile version