Një rast i ri me coronavirus është shënuar në Komunën e Suharekës.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.
“Edhe një rast tjetër e kemi në Komunën e Suharekës me rezultat pozitiv nga virusi Covid-19. I infektuari është nga fshati Semetisht.
Panikë nuk duhet të ketë, mirëpo situata është serioze dhe ne duhet të respektojmë patjetër rekomandimet nga institucionet shëndetësore.
Të gjitha veprimet e nevojshme ne do t’i ndërmarrim si institucione.
Ju lutem qëndroni në shtëpi sepse kjo nuk është lojë.
Kjo tejkalohet vetëm me ndihmën tuaj qytetarë të nderuar duke u respektuar rregullat”, ka shkruar ai në Facebook./Telegrafi/