Akademisë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, në Britaninë e Madhe, do t’i shtohet edhe një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Është Lirjona Bajraktari ajo e cila është përzgjedhur për të ndjekur kursin një vjeçar në këtë akademi, që është një prej më prestigjiozeve në botë.
Kjo është bërë e ditur nga ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott i cili ka thënë se “është e mrekullueshme të shohësh më të ndriturit dhe më të përkushtuarit e FSK-së duke marrë pjesë në një nga institucionet ushtarake kryesore në botë”.
“Kam pasur kënaqësinë të takoj sot anëtaren e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirjona Bajraktari, e cila është përzgjedhur për të ndjekur Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst. Është e mrekullueshme të shohësh më të ndriturit dhe më të përkushtuarit e FSK-së duke marrë pjesë në një nga institucionet ushtarake kryesore në botë në MB”, ka shkruar diplomati britanik në X.
Bajraktari do të radhitet në mesin e dhjetëra pjesëtarëve të Forcës të cilët kanë kryer shkollimin në Sandhurst. /Telegrafi/
I had the pleasure to meet today KSF member Lirjona Bajraktari who has been selected to attend the Royal Military Academy at Sandhurst. It is great to see the KSF’s brightest and most committed attending the one of the world’s leading military institutions in the ??. pic.twitter.com/WotHc1G1F0
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) August 17, 2023