Site icon Telegrafi

Vdes edhe një person në një aksident trafiku në Prishtinë

Sot rreth orës 04:00 në lagjen “Arbëria” saktësisht në rrugën “Qemajl Stafa” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku si pasojë një person ka vdekur.

Policia e Kosovës njoftoi se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një Golf IV me targa vendore dhe një Golf V me targa të huaja.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda ka pësuar një person (ngasësi i automjetit Golf V), i cili nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Lexo po ashtu Rrugët që po marrin jetë, për shtatë muaj humbën jetën 59 persona (Video)

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Trupi i pajetë i viktimës: B. I, 43 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, me urdhër të Prokurorit të shtetit, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Lexo po ashtu Dy mijë të vdekur në aksidente rrugore që nga paslufta

Ndërsa i ngasësi i automjetit Golf IV, A.M, 25 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës është shoqëruar në stacion policor.

Aktualisht hetuesit e trafikut rajonal po punojnë për të ndriçuar të gjitha rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident trafiku. /Telegrafi/

 

Exit mobile version