Site icon Telegrafi

Edhe një person mbytet me Tesla, vetura digjet tërësisht

Një vozitës 48-vjeçar nga Gjermania ka humbur jetën në një autostradë në Zvicër dhe vetura e tij është djegur në tërësi.

Ky është aksidenti i dytë në të cilin janë përfshirë veturat Tesla në javët e fundit.

Shtetasi gjerman ka goditur me veturën e tij pjesën mbrojtëse të rrugës në kantonin Tichino në jug të Zvicrës, pas të cilës vetura u ndez flakë dhe u dogj në tërësi.

Hetimet e para tregojnë se zjarri u shkaktua nga bateria, pas përplasjes së veturës.

Kompania Tesla ka shprehur keqardhje lidhur me rastin dhe tha se po punojnë në konfirmimin e të gjitha fakteve, si dhe ofron bashkëpunim me autoritetet lokale.

Të premten e kaluar në shtetin federal Juta një Tesla Model S goditi një cisternë zjarrfikësish përgjatë shpejtësisë prej 100 km/h, me ç’rast vozitësi pësoi lëndime në këmbë dhe tash për tash nuk është konfirmuar nëse vetura ishte në regjimin autonom të vozitjes në momentin e aksidentit. /kp/Telegrafi/

 

Exit mobile version