Gjykata Themelore Shkupi 1 ka njoftuar sot se është sjellë para gjykatësit edhe një person i cili ka qenë i involvuar në dhunën në Kuvend, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Prokuroria Themelore Publike ka ngritur padi për 15 persona për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë ku u rrahën deputetë të shumicës së re parlamentare dhe gazetarët më 27 prill. /Telegrafi/