Site icon Telegrafi

Edhe një padi penale për gjykatësin Pançevski

Deri te Prokuroria Publike dje është dorëzuar edhe një padi penale për ish kryetarin e Gjykatës Themelore Shkup-Shkup 1, Vlladimir Pançevski për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me padinë e re penale Pançevskit i zvogëlohet shanset për të marrë mandat të ri për kryetar gjykate.

Emri i tij dje u përmend edhe nga Prokuroria Speciale Publike si një nga gjykatësit që ka kryer pengesa në punën e PSP-së, veçanërisht si gjykatës i cili nuk ka miratuar kërkesën për kontroll të personave të dyshuar. /Telegrafi/

Exit mobile version