Kryetari i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, Zhivko Mitrevski, ka ngritur padi penale ndaj ministres për punë dhe politika sociale, Frosina Tashevska-Remenski, për keqpëërdorim të dytyrës zyrtare dhe kompetencave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, në bazë të një dokumenti ti falsifikuar, është sjellur një vendim për ndërrimin e tij nga funksioni i kryetarit të Lidhjes.
Ai akuzon se gisht në këtë mashtrim ka kreu i ministrisë dhe se bëhet fjalë për një komplot, tentim për puç dhe precedent të paparë në historinë e organizimit sindikal në Maqedoni. Edhe persona tjerë janë përfshirë në padinë penale./Telegrafi/