“Me qëllim të mbrojtjes së rrugëve nga dëmtimi për shkak të qarkullimit të automjeteve të Transportit të mallrave me peshë të madhe, sot ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës, Fatmir Limaj, ka nënshkruar një urdhëresë të re, me të cilën ndalohet përkohësisht transporti i automjeteve me peshë mbi 12,5 ton në rrugët magjistrale dhe rajonale të Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të MTPT-së.
Nga urdhëresa përjashtohen automjetet e transportit të prodhimeve bujqësore sezonale dhe qarkullimi në akset rrugore ku zhvillohen punimet për ndërtimin e rrugëve.
Kjo urdhëresë hyn në fuqi nga dita e enjte dhe vlen deri në nxjerrjen e urdhëresës së re. /Telegrafi/