Është kthyer më e fuqishme dhe më e bukur se kurrë më parë, prandaj ish të dashurit mbrëmë edhe një herë ia bëri me dije se çfarë ka humbur.
Pasi që nga fundi i vitit 2016 është tërhequr nga jeta publike për shkak të ndarjes së dhembshme me të fejuarin më të ri 19 vjet, aktorin britanik Joshua Sasse, i cili e përdori për shkak të famës dhe parave, pastaj edhe e tradhtoi, Kylie Minogue, sivjet është kthyer më e fuqishme dhe më e bukur se kurrë më parë, transmeton Telegrafi.
Ajo, ka shkëlqyer në koncertin e vet në Londër, e veshur me fustan sateni ngjyrë trëndafili, kimono me perishane me resa dhe astragal me gishta zbuluar, ndërkaq në këtë rast sikur hyjneshë e vërtetë.
A mund të besoni që kjo femër edhe një muaj i mbush 50 vjet?
As ne, sepse as fytyra, as trupi i saj assesi nuk e zbulojnë moshën e saj! /Telegrafi/