Telegrafi

Edhe një mosmarrëveshje për pronë, rrahje mes shtatë personave në Fushë Kosovë

Shtatë persona janë arrestuar në fshatin Lismir të Fushë Kosovës, të cilët pas një mosmarrëveshje që kishin pas ndërmjet veti për një pronë, kanë vazhduar me kanosje dhe sulm nga të dy palët.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe te ta nuk janë vërejtur shenja apo lëndime të dukshme.

Siç thuhet tutje, me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

“Fsh. Lismir, Fushë Kosovë 07.09.2019-12:15. Raportohet se janë arrestuar 7 (shtatë) persona të dyshuar meshkuj K/Shqiptar të cilët pas një mosmarrëveshje që kishin pas ndërmjet veti për një pronë, kanë vazhduar me kanosje dhe sulm nga të dy palët. Të dyshuarit nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe te ta nuk janë vërejtur shenja apo lëndime të dukshme. Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, një person ka gjetur vdekjen dhe një tjetër ka mbetur i lënduar rëndë pas një përleshje me thika Lipjan.

Lexo po ashtu Një i vdekur nga përleshja me thika në Lipjan, dyshohet se konflikti ndodhi ndërmjet dajës dhe nipave të tij

Siç kishte konfirmuar nga Policia e Kosovës, policia kishte marrë informatën për një rrahje në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’, në Lipjan”.

Sipas saj, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, por që njeri nga personat e lënduar ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, siç kanë raportuar mediat, kjo përleshje ka ndodhur mes familjarëve, ku njëri prej tyre ka vdekur.

“Prokuroria ka qenë në vend të ngjarjes dhe ka ndaluar dy persona deri tani lidhur me rastin. Po ashtu, kemi lëshuar urdhëresë për autopsinë e trupit të ndjerit”, ka thënë Beqiri për Indeksonline duke shtuar se dyshimet e para për përleshjen është se ka ndodhur për motive pronësore, përkatësisht mes familjarëve dajë e nipa.

Gjithashtu, të enjten ka ndodhur edhe një konflikt që dyshohet se për pronë në Lagjen e Spitalit.

Lexo po ashtu Incidenti me të vrarë në Lagjen e Spitalit, Gjykata merr vendimin – tregon se gjithçka filloi për “kockat e betonit”

Si pasojë e konfliktit në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati 1 në Prishtinë, plagëve nuk i kanë mbijetuar dy persona ndërsa dy tjerë janë duke u trajtuar në QKUK. /Telegrafi/