Telegrafi

Edhe një model i ri i Nokias në Android!

Nokia XL është i ngjashëm për nga pamja sikurse paraardhësi i tij, ndërsa dallimi i vetëm është madhësia e ekranit me 5 inç, kualiteti më i mirë i kamerës dhe mbështetja për 2 sim-kartela.

Modeli i ri i telefonit gjithashtu mbështetet nga platforma e kompanisë Nokia X Platform, versioni me dizajn unik në Android, që nënkupton se aplikacionet e Android por edhe ato të Microsoft mund të përdoren, sikurse është rasti me aplikacionin e OneDrive apo Skype.

Ndërfaqja e modelit të ri të telefonit të Nokia-së ka ndërfaqe të ngjashme me telefonat e linjës Lumia, si dhe radhitje të ngjashme të aplikacioneve që janë të integruara në telefon.

Nokia XL mbështetet nga procesori 1 GHz Qualcomm Snapdragon Dual Core Processor dhe 768 MB RAM. Mbështetja për memories e brendshme të telefonit shkon deri në 32 GB, ndërsa në telefon janë edhe dy kamera – ajo e pasme me 5MP dhe kamera frontale me 2MP. / Telegrafi /