Mjeku, Ali Lahu ka bërë të ditur se është infektuar me COVID-19.
Lahu ka njoftuar se ka marrë konfirmimin nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, se ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.
Ai ka bërë thirrje që të mos nënçmohet virusi, dhe të respektohen masat e rekomanduara.
“Të dashur miq, shokë dhe pacientë, Duke ushtruar profesionin, përveç kënaqësisë që ai të sjell, njeriu merr edhe rreziqet që ai mund të ofrojë në situata të caktuara. Sot, nga IKSHPK mora konfirmimin që jam pozitiv në COVID-19. Andaj, pas këtij rezultati vendosa të vetizolohem, ndonëse për momentin nuk kam asnjë shqetësim shëndetësor. Për fund, miq të respektuar, virusi është kudo: në ne, mes nesh dhe rreth nesh, andaj mos e nënçmoni! Ruani distancën, bartni maskën, mbani pastërtinë. Shihemi së shpejti! Shëndet”, shkruan Lahu në Facebook. /Telegrafi/