Telegrafi

Edhe një kosovare në MTV (Video)

Dafina Kastrati është një këngëtare me prejardhje nga Kosova dhe duket se fati po del në anën e saj.

Dafina ka publikuar me datë 4 gusht këngën e saj “Shot Calling”, me çka ka arrit të hyjë në top listën muzikore të kanalit të madh gjerman MTV.

Si edhe tek rasti i hit këngës “BonBon” të Era Istrefit, kënga e Dafinës “Shot Calling” është punuar nga njw ekip që në përbërje ka edhe shqiptarë.

Producenti i njohur nga Prishtina, Florent Boshnjaku ka shkruar në Facebook se ndihet i lumtur që është pjesë e këtij ekipi dhe që kënga tashmë ka dalë në MTV.