Site icon Telegrafi

Edhe një kosovar vdes në Velipojë

Një tjetër pushues ka gjetur vdekjen në plazhin e Velipojës. Mësohet se ai ka pësuar infarkt në çadër.

Në vendin e ngjarjes shkuan edhe bluzat e bardha, që tentuan ti japin ndihmën e parë, por pushuesi ka ndërruar jetë.

Pak ditë më parë në plazhin e Velipojës një tjetër pushues nga Kosova humbi jetën, njofton Express.

Shtetasi nga Kosova, 75-vjeçari Musa Kurtolli ka humbur jetës teksa ishte duke notuar.

Deti në ato momente ishte me dallgë, të cilat rezultuan fatale për jetën e të moshuarit. Ai nuk mundi të dalë gjallë nga uji, edhe pse nuk mungoi ndihma e pushuesve të tjerë.

Exit mobile version