Prodhuesi amerikan i barnave “Eli Lilly and Co”, ka njoftuar se ka ndalur përkohësisht testimin e terapisë kundër COVID-19 për shkaqe sigurie, shkruan Al Yazeera.
“Eli Lilly and Co” nuk ka komentuar atë se cilat do të jenë implikimet e ndërprerjes së testimit klinik, transmeton Telegrafi.
Në fillim të këtij muaji, kjo kompani pati bërë të ditur se të aplikojë për marrjen e lejes urgjente për përdorimin e terapisë së antitrupave, ilaçin LY-CoV555 për të gjithë pacientët me simptomat më të theksuara të COVID-19.
Kjo kompani prodhon barna kundër COVID-19 që përmbajnë antitrupa, të ngjashme me ato që i ka përdorur presidenti amerikan Donald Trump që ishte prekur me coronavirus. /Telegrafi/