Telegrafi

Edhe një kompani lë garën për termocentralin Kosova e Re

Lajmi për tërheqjen e kompanisë e ka dhënë e përditshmja Koha Ditore, sipas të cilës tani vihet në pikpyetje i gjithë ky investim i madh. Para disa kohësh qe tërhequr nga gara për shkak të vonesave kompania e fuqishme gjermane RWE.
Qeveria e Kosovës, e cila është bartëse e procesin nuk ka komentuar tërheqjen e kompanisë.

Në shtator të këtij viti pritet të hapet tenderi për termocentralin, pasi deri më tani qenë kualifikuar 4 kompani për të vazhduar më tej procesin.

Termocentrali i Ri Kosova e Re parashihet ti prodhojë 2 mijë megawatt orë energji elektrike, ndërsa investimet pritet të jenë rreth 3.5 miliardë euro, investimi më i madh që është bërë ndonjëherë në Kosovë. /Telegrafi/