Telegrafi

Edhe një këngë nga MC Lifi (Video)

Xhevdet Jashari e ka publikuar këngën e tij të re me titull “Nausja e Lifit”.

Kënga është shoqëruar me videoklip të punuar nga BH Studio Photography.

Tekstin e ka shkruar Lirim Alija, kurse muzikën e kanë bërë Roky & Butch.

(Foto: Instagram/XhevdetJashari)

Kjo këngë është e bazuar në muzikë popullore, ndërkohë që Xhevdeti këndon në stilin e një reperi.

Natyrisht se e gjitha është me elemente komike, ndërsa në klip MC Lifi shoqërohet nga superheronjtë, si Batmani, Spidermani dhe një prej ninxhave breshka.

Protagonistja në videoklip është një femër me ngjyrë.

“Shpresoj t’ju pëlqejë, do t’ju falënderoja pafund nëse e shpërndani sa më shumë”, ka shkruar Xhevdeti në një postim në Facebook.

Kujtojmë që Xhevdet Jashari u bë i njohur për publikun e gjerë shqiptar me rolin e Arifhikmetit në serialin “O Sa Mirë”. /Telegrafi/