Policia informon se në ora 12 në Stacionin policor të Gjorçe Petrov, 35 vjeçari B.S. nga Shën Nikolla ka denoncuar se më 22 dhjetor rreth orës 14, deri ka qenë duke lëvizur nëpër rrugën “4 Korriku” në Shkup, është sulmuar nga një qen endacak që e ka kafshuar në këmbën e majtë nën pjesën e gjurit.
B.S. është drejtuar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” ku i është dhënë ndihmë mjekësore./Telegrafi/