Telegrafi

Edhe një interpelancë, këtë herë në shënjestër Ministri i Kulturës Allagjozovski

Sot, deputetët e OBRM-PDUKM-së dorëzuan interpelancë për punën e ministrit të kulturës, Robert Allagjozovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputetja e OBRM-PDUKM, Ane Llashkoska, në një deklaratë në Kuvendin akuzoi se menjëherë pas marrjes së funksionit ministër i kulturës nga ana e Allagjozovskit, në Maqedonis mund të vërehet një dukuri e regresit në kulturë dhe zhvillimin kulturor, si pasojë e, siç tha Llashkoska, iniciativave në drejtim të partizimit të kulturës, seleksionim dhe diskriminim i artistëve dhe veprimtarëve kulturor dhe moskujdesit ndaj investimeve në kulturë.

‘Një nga vendimet e para të Allagjozovskit ishte shkurtimi i 30 milionë denarëve nga fondet e Ministrisë së Kulturës dhe ndalja e kërkimeve arkeologjike. Janë shkurtuar edhe 30 milionë shtesë nga shuma e dedikuar për veprimtari në kinematografi, ose madje gjysma e buxhetit të paraparë për financim të projekteve të filmit me konkurs në Agjencinë për film. Më tej, Allagjozovski formon këshilla, grupe pune, dhe emëron këshilltarë pa kompetenca dhe përplot me urrejtje kundër monumenteve kulturore që ka ndërtuar qeveria e OBRM-së’, tha Llashkoska./Telegrafi/